söndag 20 december 2009

pak lule ne mes per pushim te syrit.,..
Musaka me spinaq

Shfletoja librin e Cekes dhe me erdhi nje ide nga libri i saj ,kisha mishin e bluar te gatshem te ferguar prej dje ,kisha spinac dhe doli dreka e sodit dhe u pelqya nga te gjithe..e servova me kos shtepije dhe me qyfte pule dhe speca te kuq te fergur..

receta ( e Ceke)

1 kg spinaq
600 gr. mish te bluar
2 qep
1 vezë
1 dl. oriz
3 dl. qumsht
magdanoz
krip ,veget ,piper.

Orizin e zien ne uje te njelmt 10 min, kullohetmire.
qepet i grin imë dhe i fergon gjersa te zverdhen,
shtohet mishi ,spinaqi i pervluar i pervluar dhe i prer
kripa ,piperi,vegeta majdnozi i grir dhe orizi i gjysem zier
i shojm vezen dhe ne fund qumshtin dhe e perzijm mirë.
e hedhim ne tepsi qelqi apo filgjani (si une ne ket rast)
dhe futet ne furrë per nja 30 min. ne 180 gr.
dhe mund te them e shkelqyshme ,une e adhuroj gjdo gjelle
me spinac por per fat edhe Qaza e djemt e mi..

(te ju trgoj se une e bera gjysem mase mendoj ne mishin
dhe spinaqin dhe qumsht shtova 2 dl.tjerat sipas recetes
doli per pes persona ,por te ceki se per ate mu duft ti
servoj edhe qoftet)

tisdag 15 december 2009



Embelsir me kakao

Keshtu e quajn Suedezet ket embelsir e mua me perkujton ne shijen e nje embelsire
te ne e quajshin "polubac" te them shqip ..puthje.. qe gjithmon qeshnim kur hynim ne embeltore afer shkolles si e kerkonim embelsiren (brko daj mi jedan poljubac)
i bie ma jep nje puthje hehe)ashtu e thirnim te zotin e embeltores ,kushtonte 5 dinar ateher ,ishte e rumbullaket shijen shume te ngjajshme me ket embelsir suedeze dhe kuptohet se u ndajke ne disa kafshat te vogla se nuk mundeshe me e hanger vet pa e nda me shoqeri..
Receptin e kam mare para nja 15 viteve kur suedisht nuk disha fare..eshte nje embelsire e shpejt e shijshme dhe shum e dashur dy dite nuk mundet te qendroj ne frigorifer se fshihet menjeher ,Genci i han nja 5-6 cop per nje her sikur buken...heh
ne suedi e nfin te gjithe ka receta te ndryshme mua ky me pelqen me se shumti..

Perbersit :

5 ve
2 1/2 sheqer
4 1/2 miell
2 l.kaf.bakin
2 l.sup.kakao
2dl. qumsht
200 gr.gjalp (margarin)


Filli:

3 1/2 sheqer pluhur
100 gr. gjalp (margarin)
e shkrir
3-4 luge kafe te ftoht
1 l.sup.kakao
2 luge vanil

Piqet ne 175 c per afer.15 min.

Pergatitja:

S´pari e shkrin gjalpen i shton qumshin e foht,
i rahe vet me sheqer mire dhe i shton miellin
te cilin me pare e ke perzi me bakin dhe kakao
dhe ne fund i shton gjalpen te perzier me qumsht
brumin e pergatitur e qet ne tepsi te lyer me pare
me vaj dhe miell,apo une i qes buke te grir (prezla)
apo sued.ströbröd .
dhe pasi te piqet dhe te eshte ftofe embelsira i shton
fillin permbi, dhe ne fund i qet kokos permi..



lördag 12 december 2009

jogurtli tava -qervish

Jogurtli tava apo edhe Qervish

Perbersit : per 4-5 persona

Ket tave nana ime e ben shume te mire dhe ne ne shtepi e quajm qervishi i mames
te gjithe e donim perpos Eminit vellaut tim ,tash te une e dojn te gjithe nuk ka askush qe nuk e han me qef ...

nevojitet:

1/2 kos
5 ve
4-5 luge miell
2 thelb huder
1oo g. gjalp
1/2 pule te zier
krip , biber te zi
veget
biber te kuq

dhe ne fund
1 l.sup. gjalp
pak biber te kuq
3 l. sup. kremfräch


pergatitja:

Se pari e shkrin gjalpen mire i shton miellin dhe e fergon ngadal nuk e ngut me e djeg, sikur per hallev por jo gjat vetem pak kohe dhe i shton vete e tundura mire te perziera me kos dhe hudren e grire ime dhe i perzien mire me telin e veve ,masa fillon me u trash ,tani i shton ujin e mishit dhe vazhdimisht e perzien ,nuk i qet shume uje mishi por ngadal ngapak ..qervishi duhet te mbetet jo i holle pake me i trashe..pastaj i shton mishin e coptuar permbi .. me luge e shperndajm ajken permbi mishe dhe ne funde shkrijm nje luge gjalpe dhe pak biber te kuq dhe ia qesim ngadal permbi si thon e teleisim ...
kjo mase eshte tamam per tepsi 30 -32 ,ne furen e nxeht 180.gr.e fusim tepsin nja 30 min.
Servohet me kos te mire ,ajron por edhe turshi te mire ...






fredag 11 december 2009




Pjeshka


4 ve
4 dl.sheqer
2 dl. vaj
2 dl. margarin i shkrir
2 l.kaf. bakin
miell aq sa te behet nje brum homagjen
fakt kur te mos ngjitet brumi me per duar

nga brumi e ben nje form te gjat si nje tehollus
e gjat dhe i pren per afesisht 70 copa te njejta
mundsisht, dhe i formon me duar goglat te cilat
vetem pak i shtyp dhe i rendon ne tepsi te lyer me
margarin ..
I pjek ne 180 c derisa te marin pakez ngjyr, nja 20min.

pasi e jan pjek me nje luge caji ua qel mesin me kujdes
qe te mos thehen e qel mesin aq sa ke deshir me pas fill.

mbushi zbrastinen me marmelad sipas deshires ,une
perdori zakonisht marmellad kajsi dhe potokall dhe i
i shton marmellades pakez nga troshat e gryera nga
mesi ,fut nje copez arre te duket sikur thelbi i pjeshkes,
por nese nuk ke ben edhe pa te, dhe i bashkon dy nga dy.

tani mer dy pjata pak me te fella dhe qet uje te thart ne
njeren ene qet ngjyr te gjelbert ne tjetren te kuqe (mendoj
ne ngjyr pasticerije, blehet ne rafte ku ka gjera per torta)
dhe i fut pjeshkat deri ne gjysem te marin njeren ngjyr
dhe pastaj e kthen na anen tjeter dhe e fut ne ngjyren tjeter

dhe ne fund troshat e grime te cilat i kemi nxjer nga mesi
i shtojm pak sheqer i perziem dhe pasi i kemi nxjer nga
lengu pjeshket i valavitim ne troshat dhe i rendojm ne
nje ene te rafsht qe te pushojn ,pjeshkat jan me te mira
te nesermen kur pushojn ...





Embelsir me karota
Nje embelsir me e mire se te gjitha qe
i kam provu me karota , e pelqyer nga
te gjithe ,ku aspak nuk mundesh me e
dallu shijen e karotave ,e lengshme e
shijshme e pergatitur sa e sa her dhe
gjithmon e sukseshme,ju rekomandoj
te provoni..
perbersit:
4 ve me
4 dl. sheqer ..i tund mir

4 dl. miell i perzien me
1 l.caj.bikarbonat
1 l.caj.bakin (bakpulver)
1 l.caj.cimet (kanel)
1/2 l.caj.arr muskati
1/2 l.caj. krip

Ne vet e tundura mire shton
4 dl. karot te grir ne rende
3 dl. vaj
1 dl. arra te coptuara..

dhe ne fund i shton miellin e perzier


Glasyra :
200 gr.gjalp apo margarin
(Sipas deshires )
200 gr djath naturel apo philadelphia
3 dl. sheqer pluhur
korja e nje limoni te grir ne rende ime
2 l.caji. sheqer vanile


pjekja :
175 c per.afersisht 40 min.

pasi te ftohet embelsira e lyeni me glasyr
permbi te cilen me pare e keni perzie mire
me mixer..






pogaq roll






Pogac roll (fantazija e ime)

2 dcl.kos
3 dl. qumsht
1/2 maj buke
1 l.kaf. sheqer
1 l. kaf. bakin
1 l.sup. krip
1 dl. vaj
miell sipas nevojes
edhe pak gjalp apo margarin
per lyerje

pergatitja:


Qumshtin e vaket ,sheqerin ,majen e bukes dhe nje l.sup. miell e perzien e len me ardhe ...
pastaj e nxen brumin tu i shtu perbersit tjer dhe ne fund miellin,e perzien mire derisa te e ban nje brum te bute te mire qe ndahet nga ena
dhe duart..
e len brumin me pushu nja 30min te cilin e ke ly permbi me vaj dhe e mbulon me folie najloni apo kese dhe permbi ia qet nje salvet harni..
Brumin e ardhur e ndan ne 5 kuleq
Pastaj e ke ne foto punen e me tejme ..
Piqet 35 - 40 min. ne fillim 200 c e pastaj e zvoglon ne 180 c.


söndag 6 december 2009




Pogaqe e shpejt

perbersit :

1 /2 maj buke
1 l.kaf. bakin
1 l.qaji.(jo e plot) bikarbonat
2 dcl. qumsht
1 l.kaf.sheqer
1 l.sup. krip
4 l.sup. vaj
4 dcl. uje te vaket
miell sipas nevojes

pergatitja :

.1 ne qumshtin e vaket qesim nje luge sheqer,
nje luge miell dhe gjysmen e( kvasacit) perziejm
i lem me pushu pakez..

2. ne enen qe do te gatujm brumin hedhim ujin e
e vaket , shtojm disa dcl. miell te perzier me bakin,
bikarbonin,kripe dhe e shtojm qumshtin me maja,
i shtojm dhe vajin ...
e perziejm brumin i shtojm miell sa te behet nje
brum homogjen apo te them sa te ndahet brumi
nga ena dhe nuk ngjitet me per duar , e lyen me vaj
permbi dhe e len me pushu te mbuluar per 15 min.

3. pasi ka pushuar brumi ,e ngjeshim prap dhe e qesim
ne tepsi e tehollojm pak me duar e lyejm me vaj dhe
prap e lem
te pushoj brumi per nja 20 min.

4.
siper e lyejm me vez dhe i qesim susam (apo sipas
deshires qorokot ,fara lule djelli kim )

5
pogaqen e shtim ne furre te ftoht pastaj e leshojm furren
.ne 200 c dhe e pjekim per 10 min. pjekja mvaret nga fura
qe e keni pastaj e zvogloni ne 180 c edhe 30 min.

6. kur pogaqja eshte e pjekur e nxjerni nga tepsia dhe e
mbeshtjellni me salvet e leni me pushu deri sa te
zbutet pak...

Mora shum urata nga familja ime,hehehee...