Kadaif
Perbersit
500 gr kadaif
250 gr gjalp
5 ve
5 luge supe sheqer
20 luge supe arra te bluara
(200 gr.)
Sherbeti
1 kg sheqer
7 dl uj
1/2 limoni i prer ne rathe
1 vanill sheqer
Pergatitja
- Se pari e shkrin gjalpen, e mer kadaifin e qet ne nje tepsi dhe e perzien mire me gjalp te shkrir .Ne tepsi te madhsis per afersisht 25X35 e qet gjysmen e kadaifit e rrafshon mire .Vet i rreh mire e mire me sheqer dhe kur te jan rehur mire vet ia shton arrat duke iperzier ngadaldhe ia qet kadaifit permbi..Pastaj ia shton gjysmen e mbetur te kadaifit permbi ..E pjek 35- 40 min. ne 175 c , duke pas kujdes te mos skuqet ( mund ta zvoglosh temperaturen ose ta mbulosh permbi ) mvaret nga furra e juaj.Sheqerit ia shtoni ujin dhe e leni me vlu dhe nga momenti qe vlon ( mer valen) e leni me vlu 5 min.kah fundi ia shtoni limonin e coptum dhe posa ta largoni nga zjari ia shtoni nje gote qaji uj te foft.Kadaifit te ftohun i qesim sherbetin e nxeht..Kur te ftofet e prejm ne katror.SherbehetPer adhuruesit e kadaifit eshte me te vertet shum recept i mire , ju mundeni me i shtu edhe arra te coptuara mundeni ti shtoni edhe rrushe te terur te cilin me pare e keni ule ne uje te vale dhe e leni per pak me pushu pastaj e kulloni dhe ia shtoni mases ..Porrr edhe pa shtesa tjera ia ju rekomandoj..
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar