onsdag 28 oktober 2009

Speca te mbushur

Specat e mbushur jan nje specialitet ku as nje dreke pak me e veqant nuk paramendohet s´paku te ne ne kosove,e di qe te gjithe din me i be por ja edhe receta sipas menyres time:

1/2 kg. mishe te bluar

1, 5 dl. oriz

1 karot

  • 1. 1 qep e madhe apo2 me te vogla
  • biber te zi te bluar
  • biber te kuq
  • 1 l.supe.veget
  • 1 domate
  • pak magnanoz
  • dhe nja 10 apo 12 speca
  • mvaret nga madhesia
  • 100 gr gjalp(smör)

Pergatitja:

Specat lahen u hiqen farat

orizine e pastron e lan i qet uje te vale
qepa e grire imë dhe 50gr. gjalpe i fergon mir derisa qepa te zbutet
shton edhe karoten e coptuar ime dhe mishin e bluar dhe e fergon pak jo gjat ,ia shton orizin e lare(te cilin e ke len mepare ne uje te valuar shton vegeten, biberinat pak ajdanoz (persilija)i perzien mire dhe i mbush specat i mbylle me copa domatesh te grira.
ne tepsi se pari grin nje qepe dhe nje domate dhe pastaj i rendon specat, ne tepsi i qet uje nja dy gota apo derisa te rafshohet uji jo te shkon mbi speca (ujit i qesim pak veget dhepak krip) permbi speca qesim gjalpen e grire apo te shkrire sipas deshires dhe pak majdanoz te grire.

Ne furre ne 180 c i pjekim specat nja 90 min.apo derisa te shtjeret uji per gjysem, kur specat te jen pjekur,i teleis si thoshte nena ime nja tri kater luge ajke e nxen pak dhe i qet mbi speca e pastaj nja dy luge supe gjalpe dhe pak biber te kuq dhe i "teleis"specat permbi.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar