fredag 12 mars 2010

havell


Havell embelsir


Perbersit 

100 gr gjalp 
1dl  vaj
1 lug sheqer
4 dl miell

3 dl sheqer
6 dl uje

Pergatitja 

Gjalpen edhe vajin i shkrijm ne nje tenxhere adekuate 
pasi te shkrihet e qesim nje luge sheqer dhe presim derisa 
sheqeri fillon te skuqet ..

Ia qesim miellin dhe duke e perzier vazhdimisht duke pas 
kujdes qe mos te djeget , e fergojm derisa te fillon me mare 
ngjyr ..

E largojm nga zjari dhe e shtojm sheqerin e perziejm mire 
dhe e kthejm edhe per pak mbi zjare..

E largojm prap nga zjari dhe ia shtojm ujin te cilin e kemi 
vlua me pare duke pas kujdes te mos djegemi dhe e perzijm 
mire e mire ..

 E lame pak te ftofet dhe pastaj e nxjerim me luge apo me 
ndonji kallep te pershtatshem..
 E zbukurojm me arra te grira apo vetem sheqer.

Te ju them se
 1 dl eshte sa nje gote qaj rusi apo 
1 filgjan i kafes turke ..















 

                                          Kadaif 





Perbersit

500 gr kadaif
250 gr gjalp

5 ve 
5 luge supe sheqer
20 luge supe arra te bluara
   (200 gr.)

Sherbeti 
1 kg sheqer 
7 dl uj
1/2 limoni i prer ne rathe
1 vanill sheqer

Pergatitja


  1. Se pari e shkrin gjalpen,  e mer kadaifin e qet ne nje tepsi dhe e perzien mire me gjalp te shkrir .

    Ne tepsi te madhsis per afersisht 25X35 e qet gjysmen e kadaifit e rrafshon mire .

    Vet i rreh mire e mire me sheqer dhe kur te jan rehur mire vet ia shton arrat duke iperzier ngadal 
    dhe ia qet kadaifit permbi..
    Pastaj ia shton gjysmen e mbetur te kadaifit permbi ..

    E pjek 35- 40 min. ne 175 c , duke pas kujdes te mos skuqet ( mund ta zvoglosh temperaturen ose ta mbulosh permbi ) mvaret nga furra e juaj.

    Sheqerit ia shtoni ujin dhe e leni me vlu dhe nga momenti qe vlon ( mer valen) e leni me vlu 5 min.
    kah fundi ia shtoni limonin e coptum dhe posa ta largoni nga zjari ia shtoni nje gote qaji uj te foft.

    Kadaifit te ftohun i qesim sherbetin e nxeht..

    Kur te ftofet e prejm ne katror.

    Sherbehet 

    Per adhuruesit e kadaifit eshte me te vertet shum recept i mire , ju mundeni me i shtu edhe arra te coptuara mundeni ti shtoni edhe rrushe te terur te cilin me pare e keni ule ne uje te vale dhe e leni per pak me pushu pastaj e kulloni dhe ia shtoni mases ..
    Porrr edhe pa shtesa tjera ia ju rekomandoj..