Specat e mbushur jan nje specialitet ku as nje dreke pak me e veqant nuk paramendohet s´paku te ne ne kosove,e di qe te gjithe din me i be por ja edhe receta sipas menyres time:
1/2 kg. mishe te bluar
1, 5 dl. oriz
1 karot- 1. 1 qep e madhe apo2 me te vogla
- biber te zi te bluar
- biber te kuq
- 1 l.supe.veget
- 1 domate
- pak magnanoz
- dhe nja 10 apo 12 speca
- mvaret nga madhesia
- 100 gr gjalp(smör)
Pergatitja:
Specat lahen u hiqen farat orizine e pastron e lan i qet uje te valeqepa e grire imë dhe 50gr. gjalpe i fergon mir derisa qepa te zbutet
shton edhe karoten e coptuar ime dhe mishin e bluar dhe e fergon pak jo gjat ,ia shton orizin e lare(te cilin e ke len mepare ne uje te valuar shton vegeten, biberinat pak ajdanoz (persilija)i perzien mire dhe i mbush specat i mbylle me copa domatesh te grira.ne tepsi se pari grin nje qepe dhe nje domate dhe pastaj i rendon specat, ne tepsi i qet uje nja dy gota apo derisa te rafshohet uji jo te shkon mbi speca (ujit i qesim pak veget dhepak krip) permbi speca qesim gjalpen e grire apo te shkrire sipas deshires dhe pak majdanoz te grire.
Ne furre ne 180 c i pjekim specat nja 90 min.apo derisa te shtjeret uji per gjysem, kur specat te jen pjekur,i teleis si thoshte nena ime nja tri kater luge ajke e nxen pak dhe i qet mbi speca e pastaj nja dy luge supe gjalpe dhe pak biber te kuq dhe i "teleis"specat permbi.
Bakllav dembele
ja edhe bakllava e qujtur dembele
ket recept e kam ka njezet vjet , e kam mar
nga Habibja nusja e djalit te axhes Muharemit
qe i kam shum gjan ..ket bakllav e kam gatu disa
her ,por me krenari mund te them se ket her
ishte tamam bakllaaaaav..shum u kenaqa qe nga
brumi deri te sherbeti ishte e qelluar.
perberja:
3 ve te tana
2 te kuq te ves
ne maje gishtash krip
1 luge qaji ufull
2 dl. vaj
2 dl.qumsht.
500gr.arra te grira
( nisheste per ta tehollu,1kg p.af.
potatis mjöl 2 kutia )
2 paqeta gjalp(smör) 500 gr.
miell sa per ta be nje brum
te but ,te cilin e len te pushoj
nja gjysem ore....
pastaj e ndan brumin ne 10 kuleq
te barabart... dhe pasta nga qdo
kulaq i ndan nga pes kuleq...
e tash i len me pushu s paku nje ore..
pastaj i mer kuleqt pes cope dhe i
tehollon nje nga nje ne reth per.a.
20 cm. dhe pastaj i mbush te shprehem
ashtu me nga nje grusht nisheste dhe
i palos njenen mbi tjetren....
i tehollon s´bashku te pestat aq sa te hapen,
... duhet te hapen me shum se sa eshte tepsia
e madhe ,i vendos ne tepsi dhe i a pren skajin
e tepert...ashtu vepron me te gjitha petat ...
mbas pes petave i qet p.af.500 gr. arra
mvaret edhe prej madhsis te tepsis, por
arrat e kan vendin e psaqem bash te
bakllava..pas arrave normal i qet edhe
5 petat e tjera te tehollume ..
tani mund ta preni bakllaven sipas deshires
i preni ne katror ( nana ime i prente shum
bukur) e une e zgjodha metone me te lehte..
1/2 kg. gjalp(smör) e shkrin dhe e lyen
bakllaven ...kujdes mos ia qite qumshtin
qe mbetet ne fund .. se pastaj digjet permbi
piqet ne 100`C.nja 2 ore ...(une e poqa ne
tupan ne 5o ´C)
Sherbeti:
2kg. sheqer
1 l e 1 dl. uje
i len me vlu nja 10min. nga momenti kur
te mer valen krejt ne fund ia qet nje gjysem
limoni te grir dhe duke e largu nga zjari i shton
nje gote qaji (1/2 dl.) uje te ftoht ..
kur te ftohet bakllava e pervlon me sherbetin
e nxeht ...dhe e len me u ftofe pa e mbulu . kur
te ftohet krejtesisht ateher e mbulon .. deri sa te
hahet e tera ... e si zakonisht me e shijshme eshte
kur te hargjohet copat e fundit ...hehehe